Lufta me flakët - Zjarret, VIVA operacion në Vorë, Krujë, Gjirokastër dhe Malësi të Madhe
12/08/2017 - 17:31

Beteja me zjarret e e helikopterëve VIVA ka vazhduar  në zonën e Kucit në Vorë ku prej dy ditësh një zjarr i madh po rrezikonte një fabrikë fishekzjarrësh që ndodhej pranë.

Por falë kësaj ndërhyrjeje në orët e para të mengjesit të së shtunës (12 gusht) flakët në këtë zonë janë vënë në kontroll.

Pas këtij operacioni  helikopterët e VIVA kanë nisur fluturimin në  zonën e Krujës e  konkretisht në Qafë Shtamë ku gjithashtu flakët nuk po viheshin dot në kontroll me mjete të tjera.

Misioni i helikopterëve VIVA vijuan një tjetër aksionin antizjarr në Gjirokastër, Terinat, Muzinë e Frashtan, ku situata paraqitej e vështirë.

Por paralelisht me betejën në Gjirokastër, Emergjencat Civile kanë kërkuar ndërhyrjen dhe në Malësinë e Madhe ku në fshatin Vukpalaj zjarri kishte marrë përmasa të mëdha.

Pas thirrjes stafi gjerman i kompanisë Viva ka nisur betejën për vënien nën kontroll të një tjetre vatre zjarri.

Helikopterët e kompanisë VIVA prej shumë kohësh tashmë kanë një bashkpunim me Emergjencat Civile pas kërkesës së kësaj të fundit për ndërhyrhjen në terrene të vështira.

Deri më tani helikopterët e kompanisë VIVA numërojnë mbi 200 orë fluturim në 640 vatra  zjarri që kanë përfshirë  këto kohë vendin tone.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Eklipsi i plotë diellor, këtu mund ta shihni live

Close