I vodhi celularin shtetases polake në Sarandë, arrestohet
12/10/2017 - 16:18

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes.

Blutë kanë arrestuar shtetasin Elton Baho, 34 vjeç, banues në Gjashtë.

Policia thotë se ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim prej policisë për veprën penale ”Vjedhja”, pasi më datë 08.10.2017 në lagjen ”Nr.1”, në Sarandë dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular tip ”Samsung J5” shtetases polake K.S.M.B, 47 vjeçe.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento