Zgjedhjet 2017 - Incidentet elektorale, zbulohet telegrami i Çakos për drejtuesit e policisë
18/06/2017 - 22:30

Kur kanë mbetur  edhe një javë nga mbyllja e fushtës zgjedhore, dhe kur incidentet eletorale kanë ardhur në rritje Drejtori i Përgjidhshëm e Policisë së Shteti Haki Çako i ka dërguar një telegram udhëzues drejtuesve vendorë të policisë.

Ky telegram është dërguar sot paradite dhe kërkohet angazhim maksimal të të gjitha strukturave. 

Telegrami udhëzues që Çako i ka dërguar drejtuesve venodrë të policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako gjatë paradites së sotme iu ka nisur një telegram me udhëzime drejtuesve qendrorë e vendorë të Policisë.

Drejtues të strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, në vlerësim të ngarkesës aktuale dhe në zbatim të detyrave për prioritetin e rëndësishëm ligjor të menaxhimit të procesit zgjedhor; në kushtet e përballimit të ditëve të fundit të fushatës zgjedhore ku intensiteti i aktiviteteve dhe i incidenteve me motive politike duket në rritje, Ju udhëzoj:

– për angazhim maksimal dhe profesional të të gjitha strukturave policore në bazë e zbatim të ligjit për Policinë e Shtetit, Kodin Zgjedhor dhe aktet e tjera normative

– të kryeni vlerësim të menjëhershëm, objektiv, intensiv dhe profesional të ngjarjeve, situatave dhe pretendimeve, kallëzimeve të subjekteve politike ose individëve në kuadrin politik.

– në të gjitha rastet të njoftohen Prokurorët e rretheve gjyqësore, të kryhen veprime konform ligjit për Policinë e Shtetit dhe Kodin e Procedures Penale

– të ruhet gjakftohtësia në komunikim dhe etika policore

– të përcillet informacion objektiv dhe real për çdo veprim policor dhe situatë në qendrën e koordinimit të procesit zgjedhor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Drejtues Madhor Haki Çako

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Prokuroria: Anëtarë të Këshillit publikuan të dhëna që cënojnë hetimin

Close