Kërkesa - Incidentet në fushatë, Demiraj: Të shkarkohen 3 shefat e komisariateve
19/06/2017 - 18:20 Nga: Pranvera Bozhiqi

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka kërkuar shkarkimin e 3 drejtorëve të policisë në qarqet ku kanë ndodhur incidentet e ditëve të fundit. Këtë fakt e ka bërë publik në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës, ndërsa incidentet po hetohen me intensitet.

Incidentet e ndodhura ditët e fundit të fushatës zgjedhore duket se po prodhojnë një valë shkarkimesh edhye në radhët e policisë. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, i cili në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës pohoi se ai ka kërkuar shkarkimin e 3 drejtuesve të policisë në qarqet ku kanë ndodhur përplasjet.

Demiraj: Edhe unë nga ana ime kam kërkuar shkarkimin e 2-3 shefave të Komisariateve, të cilët nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës së tyre. Kemi patur edhe disa persona të cilët në një formë apo në një tjetër nuk kanë qenë konformë në zbatimin e ligjit përsa i përket të qenit asnjëanës gjatë fushatës zgjedhore. Kam kërkuar që të largohet shefi i Komisariatit të Pukës, ka patur raste të përsëritura. Kam denoncime të përditshme që mbështet një subjekt të caktuar elektoral. Dhe për këtë qëllim kam kërkuar shkarkimin e dy shefave të Komisariateve, edhe të Dibrës, edhe të Gramshit.

Ministri vlerëson se bashkëpunimi me prokurorinë ka qenë shumë i mirë ndërsa fton qytetarët të denoncojnë ccdo përpjekje për manipulim vote.

 /oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë