Protesta - Ish-të përndjekurit lidhen me zinxhirë
12/10/2017 - 10:02 Nga: Manjola Hasa

Një grup ish të përndjekurish politikë kanë protestuar duke u lidhur me zinxhir përpara Insitutit të Përndjekurve me pretendimin se nuk kanë marrë këstin e 8-të dëmshpërblimit për të cilën qeveria ka garantuar shpërndarjen brenda këtij viti.

Ish i përndjekur: “Jemi skallvëruar, torturuar nga 11, 15, 20 vite në burg dhe na kanë përjashtuar nga dëmshpërblimi duke na hequr të gjitha vitet e burgut.”

Ndërsa të tjerë shprehen se masa e shpërblimit ka qenë e përgjysmuar për shkak të problemeve me dokumentacionin: “Kemi vuajtur, jemi shkatërruar. Na kanë përgjysmuar lekët. Për këtë arsye kemi bërë dhe grevën e urisë dhe prap do të bëjmë grevë.”

Por kishte edhe ish të përndjekur që e lidhin protestën me figurat komuniste që drejtojnë parlamentin duke iu referuar kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi. Ata zhvilluan homazhe edhe për Lirak Bejkon, i cili u dogj gjatë grevës në nëntor të 2012.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter