Politike - PD “del” nga qeveria, ikin 7 ministrat teknik
16/08/2017 - 15:13 Nga: Sonil Frasheri

Gjashtë ministrat teknikë dhe zëvendës kryeministrja, të emëruar nga Partia Demokratike pas marrëveshjes Rama-Basha për garantimin e standardeve të zgjedhjeve të 25 qershorit do t’i dorëzojnë kryeministrit Rama dorëheqjen ditën e nesërme. Ministrat e morën detyrën më 22 maj dhe 2 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve ata përpiluan dhe raportin me përfundimet për mbarëvajtjen e procesit zgejdhor. Kompetencat e tyre do t’i kalojnë zëvendësministrave deri në formimin e qeverisë së re.

Tirane- Bashkëqeverisja mes partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike do të marrë fund ditën e nesërme kur 6 ministrat teknikë dhe zëvendës kryeministrja, të propozuar nga Lulzim Basha pas marrëveshjes së 18 majit 2017, me Edi Ramën, do t’i paraqesin zyrtarisht dorëheqjen kryeministrit pas gati 3 muajsh në detyrë.

Ministrat e morën detyrën  më 23 maj  si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha qe kishte për qëllim përmirësimin e infrastrukturën zgjedhore dhe parandalimin e manipulimit apo blerjen e votës në zgjedhjet e 25 qershorit, pas 90 ditësh protestë në cadër.

Pavarësisht pranisë së teknikëve në qeveri qëndrim politik i Kreu të PD për zgjedhjet ka qenë se ato u vodhën dhe vota u ble në mënyrë masive, denoncime që Basha i ka bërë edhe pranë OSBE-ODHIR,

Ministrat teknikë qëëndruan në detyrë edhe për 2 muaj të tjerë pas përfundimit të zgjedhjeve, me justifikimin se po përgatisnin një raport ku do të pasqyrohen të gjitha shkeljet e vërejtura gjatë procesit zgjedhor.

Nuk dihet përmbajtja e këtij raporti dhe as se cfarë do të ndodhë me rastet e reflektuara në të, por aktualisht në Prokurori nuk ka ndonjë denoncim për vjedhje apo abuzim me votën e 25 Qershorit nga opozita ndërkohë që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve me 7 vota pro, përfshirë edhe votat e anëtarëve të Partisë Demokratike

Pavarësisht detyrës së tyre specifike për të garantuar standardet zgjedhore, disa ministra kanë patur edhe përplajse me kryeministrin Rama dhe me stafet e tyre, si ministri i Drejtësisë teksa pezulloi dorëheqjet e drejtorëve të hipotekave pas kërkesës së kryemisitrit, apo përplasjet e ministres së arsimit Mirela Karabina me sekretarin e përgjithshëm, Plarent Ndreca

Kompetencat e tyre do t’i kalojnë zëvendësministrave deri në krijimin e qeverisë së re të Partisë Socialiste pas fitoreve së zgjedhjeve të përgjithshme.

 

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë
Read previous post:
Gazsjellësi Adriatiko-Jonian do të çlirojë Evropën nga varësia e gazit rus

Close