Aksident - Kamëz, dy të plagosur nga përplasja e automjeteve
21/10/2017 - 21:24

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e Laknasit në Kamëz ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Siç shihet dhe nga fotot dhe pamjet në video të dërguara në redaksinë e Ora News dy makina janë përplasur njëra me tjetrën.

Të plagosurit, identiteti të cilëve nuk dihet ende, janë transportuar drejt spitalit dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Policia menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë vijon puna për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter