Ngjarja në gusht - Kanosi kushërinjtë me armë, arrestohet i riu nga Fushë Arrëzi
10/09/2017 - 14:17

Arrestohet një 29 vjeçar nga Fushë Arrëzi i shpallur në kërkim për kanosje me armë zjarri. Në pranga ka përfunduar Bardhok Prenga, banues në Fushë Arrëz.

Prenga akuzohet për një konflikt me armë të ndodhur në gusht të këtij viti mes katër anëtarëve të një fisi.

Më datë 11.08.2017, shtetasit Bardhok Prenga (Gjinaj) dhe shtetasi B. P, kanë kanosur me armë zjarri (duke qëlluar në ajër), shtetasit P. P dhe E. P. të cilët kanë qënë duke lëvizur me makinë”.

Për shtetasin Bardhok Prenga, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë me vendim Nr.52-2017-399(a/53), datë 15.08.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale të “Kanosjes e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtjes pa leje në ambjente publike të armëve luftarake”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter