Kantina Duka, vendprodhimi më i madh i verës feston 10-vjetorin
22/09/2017 - 22:14 Nga: Manjola Hasa

Kantina Duka festoi 10 vjetorin e prodhimit të verës. Mes miqve, administratori ligjor Agron Duka prezantoi 3 tipe verërash për të cilat tha se bashkëpunon me ekspertë italianë për të plotësuar standardet më të mira të verës.

Nga Merlot, Tempranilo, Cabernet, kantina Duka di si të bëjë bashkë miqtë për një gotë verë. Në eksperiencën e gjatë të prodhimit të verës, Kantina Duka bashkëpunon edhe me specialitet nga Toskana në Itali, me qëllim që vera shqiptare në këtë vend të arrijë standardet më të mira ndërkombëtrare.  Kantina Duka festoi 10 vjetorin e verës, dhe 12 vjetorin e vreshtarisë. Administratori ligjor, Agron Duka që mesa duket tani që është jashtë parlamentit do të ketë më shumë kohë ti përkushtohet pasionit të vjetër. Ai tha se kujdeset  vetë që vera e prodhuar nga vreshtat të vijë e shijshme në tavolina e gjithsecilit.

Duka: Me çmim të mirë, të konkurueshëm por edhe me cilësi të mirë. Për këtë të dytën, ne marrim asistencë nga grup specialistësh shqiptarë dhe italianë. Bile dy nga ata janë nga Toskana që shquhet për prodhim cilësor të verës.

Një përvjetor i tillë shërbeu edhe për të provuar me gjerë vendprodhimin e verave, hapësirë të cilën Duka sheh mundësinë për ta bërë më të frekuentueshme.

Duka: Vijnë turistë, të mund të provojnë verën e prodhuar këtu natyrisht me ndonjë assaggino që i përdorin në të tilla raste. Më vonë në të ardhmen mund të bëhet edhe një restorant publik.

Si agronom, Agron Dukës i  përlqen që të percjellë vazhdimisht fraza për verërat, por duke garantuar se  Merlot, Tempranilo, Cabernet e thatë apo të ekuliburara, kanë një origjinë të kontrolluar.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter