Për Ora News - Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe: Zjarret e qëllimshme, disa të ndaluar
12/08/2017 - 20:31

Zjarri që përfshiu sot Malësinë e Madhe u vu nën kontroll fal ndërhyrjes së helikopterëve Vivia. Në një lidhje telefonike për Ora News, kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj tha se policia ka ndaluar disa persona që dyshohet se mund ti kënë vënë zjarrin zonës.

Tonin Marinaj: Aktualisht situata është nën kontroll, situata ka qenë e rëndë, por ndihma ishte konkrete dhe e madhe. Kërkuam ndihmë nga Tirana, erdhi dhe helikopteri dhe situata është normalizuar. Ka pasur 6 vatra zjarri dhe 4 kanë qenë në njësinë administrative Kastrat dhe një në Koplik, Falë organizimit të strukturave cdo gjë është normalizuar, nuk është djegur asnjë banesë. Unë mund ti quaj të qëllimshme ku edhe policia ka ndaluar disa persona që dyshohet se mund ti kenë vendosur këto zjarre.

Marinaj tha se disa zona ishin më problematike, ku zjarri iu afruar edhe banesave, por fal ndërhyrjes së helikopterëve Viva dhe forcave të Emergjencave Civile situata u vu në kontroll.

Tonin Marinaj: Zonat më problematike ka qenë zona e Gashajve, e Vukpalajve dhe zona e Hotit që zjarri është afruar pranë banesave, por falë punës së zjarrfikësve është eviduar gjithçka. Roli i helikoperëve Vivia ka qënë i rëndësishëm, drejtoria e Emergjencave na është përgjigjur me korektesë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Eklipsi i plotë diellor, këtu mund ta shihni live

Close