Kryemadhi: Rama dhe Çako garant të trafikut të drogës
20/10/2017 - 20:00

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, mazhoranca humbi sot mundësinë e fundit për të treguar vullnet që drejtësia të bëjë punën e saj.

“Cilido qoftë votimi i saj nesër kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë shqiptarët u bënë dëshmitarë të qëndrimit të paprecedent duke penguar zbardhjen e një veprimtarie kriminale edhe me dimension ndërkombëtar”, tha ajo.

Sipas saj, mbledhja e sotme duhet të ishte mbledhja më e shkurtër në historinë e parlamentarizmit

“Është fare e qartë nga sot që ky kryeministër e mazhoranca e tij e kanë gëlltitur Kusinë e Çorbës së prishur deri në lugën e fundit. Ky kryeministër dhe Haki Çako vazhdojnë akoma të jenë në detyrë si garantë të trafikut të drogës pasi nga dje dhe sot janë kapur 3.5 ton drogë me vlerën që kalon 35 milion euro”, tha ajo në një deklaratë për shtyp.

Duke e cilësuar si ditë të bardhë për trafikantët dhe të zezë për popullin, zonja Kryemadhi i bëri thirrje kryeministrit që të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet ndaj drejtësisë.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter