360 Gradë - Kulla: Kina deshi t’i bënte grusht shteti Kim Jong un nëpërmjet të vëllait
10/10/2017 - 21:31

Analisti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News tregon se pse marrëdhëniet mes Kinës dhe Koresë së Veriut u ftohën pak vite më parë.

Kulla: Arsyeja pse është Kim Jong un me Kinën është se shërbimet sekrete kineze kanë tentuar t’i bëjnë një grusht shtetit para dy tre vjetësh nëpërmjet të vëllait dhe ai zhdukur xhaxhain dhe vëllain për këtë arsye. Arsyeja pse Kim Jong un bëri një lëvizje strategjike drejt Moskës. Këta donin ta eliminonin se ishin më të sigurt.

Kush ia ka dhënë edhe teknologjinë e armëve bërthamore dhe raketat. Armët bërthamore ia ka dhënë Kina dhe raketat është një teknologji ruse të marra në Ukrainën Lindore, pra prodhim rus. Si arriti ky regjim nën izolim që të pajiset me këtë kërcënim real. Ai nesër mund të fillojë një luftë me Japoninë dhe e ka provuar çdo të thotë bombë bërthamore.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter