360 Gradë - Kulla: Regjimin e Koresë së Veriut mund ta rrëzojë vetëm Kina
10/10/2017 - 22:19

Analisti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, u shpreh se nuk janë SHBA-të ato që mund ta rrëzojnë regjimin e Koresë së Veriut.

Pjesë nga deklaratat:

Kulla: E vetmja fuqi reale që mund ta rrëzojë është Kina, e cila nuk e ka problem të sakrifikojë 1 mln njerëz. E vetmja që mund ta bëjë teknikisht sot. Ne kemi me dhjetëra raste kur edhe fuqi erdhën në pushtet duke u armatosur nga Perëndimi si Sadami dhe prapë u rrëzuan nga Perëndimi.

Ilzaj Spahiu, diplomat: Vetëm dy javët e fundit, ka ndryshuar shumë. Para një jave ka votuar pro sanksioneve në OKB dhe para pak ditësh ka vendosur të mbyllë të gjitha bizneset koreane dhe tani pret të ndërpresë edhe naftën. Ajo nuk do konflikt. Edhe sanksionet ekonomike nuk kanë shumë efekt ndonjëherë. Koreja e Veriut është një kazermë ushtarake.

Auron Tare: Kina ka çelësin ekonomik. Kur kam qenë në një institut amerikan për ushtrinë, më ka thënë diçka; Japonia nuk kapitulloi se ne hodhëm bombën atomike, por kapitulloi se tanket nuk kishin karburant. Flasim për furnizimin e makinerisë ushtarake.

Kujtim Xhani, ish-ambasador në Kinë: Kina nuk mund ta bllokojë plotësisht. Limitin që t’i japë Kina që nuk mund t’ia presë mund ta përdorë si të dojë ai.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter