Siguria publike - Lezhë, dy të arrestuar gjatë një aksioni blic, sekuestrohet një pistoletë
12/08/2017 - 17:38

Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës gjatë një aksion blic të zhvilluar në disa ambiente të ndryshem për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Në vijim të punës policore për rritjen e parametrave të sigurisë publike,  mbajtjen nën kontroll të situatave kriminale dhe goditjeve të veprimtarive të ndryshme kriminale si narkotikëve dhe  armëmbajtja pa leje, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë , janë ushtruar kontrolle Blic në ambiente të ndryshme, bazuar dhe në informata policore.

Në pranga u vunë shtetasit Gjovalin Kola, 25 vjeç, banues në Lezhë ( me preçedent të mëparshëm kriminal)  dhe  Lekë Kola, 36  vjeç, banues në Lezhë ( me preçedent të mëparshëm kriminal)

Policia sqaron se: Konkretisht, me datë 12.08.2017, në orët e vona të natës, në një lokal tek Kryqëzimi i Shënkollit, gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit Gjovalin Kola, i është gjetur 1 armë zjarri TT pa leje e cila iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Gjithashtu , shtetasi Gjovalin Kola, i shoqëruar në lokal edhe nga shtetasi Lekë Kola, kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë për të mos i lejuar që ti kontrollin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter