Lidhje me ISIS? Dëbohet nga Italia shqiptari me rrezikshmëri të lartë
24/09/2017 - 16:39

Një i ri shqiptar është dëbuar nga Italia, pasi konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Gjatë arrestimit në vitin 2016, 22 vjecari shqiptar ka shprehur vlerësime për Shtetin Islamik.

Urdhri për dëbimin e tij nga Rimini u firmos nga Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte shfaqur disa herë shqetësime të shëndetit mendor të karakterizuara nga iluzione fetare.

Në Shkurt të këtij viti 22 vjeçari kishte thyer arrestin e shtëpisë dhe u ndalua pranë një kishe në Perugia, ku u kërkonte besimtare të krishtere të vizitonin xhaminë, sepse aty do të gjenin zotin e vërtetë.

Radikalizmin e tij, ai e shfaqi edhe gjatë kohës që qëndronte në burg. I riu shqiptar i dërgua për në Shqipëri me një avion nga Bolonja për të Tiranë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter