Studimi i Institutit Pashko - Listës së të pasurve i shtohet Tom Doshi dhe Vilma Nushi
13/09/2017 - 15:29 Nga: Nertila Dosti

E kthyer në traditë, edhe këtë vit Instituti Europian Pashko në UET publikoi studimin mbi dhjetë njerëzit më të pasur në Shqipëri për vitin 2016.

Lista, e cila nuk ka pësuar shumë ndryshime, kryesohet nga biznesmeni Samir Mane. Ai ndiqet nga Shefqet Kastrati, Vasil Naçi dhe Behar Çukaj të cilët kanë ruajtur të njëjtën renditje si një vit më parë.

Listës së personave më të pasur këtë vit i është bashkuar deputeti Tom Doshi, i cili renditeti i pesti.

Risi është edhe emri i sipërmarrëses Vilma Nushi, e cila është e vetmja grua.

Vërehet se aktivitetet kryesore të të pasurve shqiptarë janë investimet, tregtia e karburanteve dhe prodhim distribucioni.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Pashko, Besart Kadia, tha se studimi u bazua në deklarimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe kapitali neto.

Besart Kadia: Ajo çfarë ka ndodhur është që disa prej bizneseve që kanë qenë në listën e vitit të kaluar nuk kanë realizuar apo nuk kanë deklaruar fitim për vitin 2016, pra në të dhënat zyrtare që ne kemi aksesuar online. Analiza e deklarimeve dhe efekteve të mundshme mbetet akoma për tu vlerësuar dhe nuk është detyrimisht e plotë. Kemi ofruar dhe dy tabela të tjera përsa i përket renditjes sipas fitimit në vitin 2016 me 30 emrat dhe renditja sipas kapitalit neto për vitin 2016 me aksionerët përkatës.

Instituti Europian Pashko publikon prej tre vitesh listën e personave më të pasur në Shqipëri.

Lista

1.Saimir Mane

2.Shefqet Kastrati

3.Vasil Naçi

4.Behar Çukaj

5.Tom Doshi

6.Rrok Gjoka

7.Grigir Joti

8.Idajet Ismailaj

9.Vilma Nushi

10.Pëllumb Salillari

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento