Lajm i mirë - Lotaria amerikane, aplikimet nisin më 3 tetor deri me 7 nëntor
14/09/2017 - 20:54 Nga: Nertila Dosti

Edhe këtë vit shtetasit shqiptarë do të mund të provojnë fatin me lotarinë amerikane. Departamenti Amerikan i Shtetit bën të ditur se aplikimet do të nisin më 3 tetor dhe do të përfundojnë më 7 nëntor. Në dispozicion janë 50 mijë viza, ndërsa Shqipëria nuk mund të fitojë më shumë se 7% të totalit të të gjithë vizave.

Një lajm i mirë për të gjithë shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se edhe për këtë vit do të mund të aplikohet për lotarinë amerikane.

Në dipozicion janë rreth 50 mijë viza, ndërsa lajmi konfirmohet në një kohë kur ishin shtuar zerat se lotaria do të anulohej.

Dy senatorët amerikanë Tom Cotton si dhe David Perdue propozuan muaj më parë një legjislacion që do të reduktonte numrin e emigrantëve më SHBA.

Por njoftimi i Departamentit Amerikan të Shtetit hedh poshtë çdo aludim.

Vizat do të shpërndahen mes gjashtë rajoneve gjeografikë dhe asnjë vend nuk mund të marrë më shumë se 7% të totalit të vizave.

Departamenti Amerikan i Shtetit bën të ditur se procesi i aplikimit do të nis të mërkurën e datës 3 tetor të këtij viti dhe do të përfundojë në datën 7 të muajin nëntor.

Ashtu si edhe vitet e kaluara, pritet që fituesit të shpallen në muajin maj të vitit 2018.

Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu regjistruar.

Para aplikimit këshillohet që të ndiqen me kujdes udhëzimet e Departamentit Amerikan të Shtetit apo Ambasadës së SHBA-së.

Çdo vit mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj aplikojnë për lotarinë amerikane. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter