LSI me të njëjtën monedhë Ramës: Tepsia e fisit të rilindasve në Delvinë
19/06/2017 - 18:12

Akuzave të kryeministri Edi Rama për emërime nepotike në Bashkinë e Delvinës, të drejtuar nga kryebashkiaku Rigels Balili, Lëvizja Socialiste për Integrim iu përgjigj me një listë emrash zyrtarësh të punësuar nga kreu i PS-së në Delvinë.

Deputetja Kejdi Mehmetaj nga selia e LSI-së bëri të njohur sipas saj rrjetin nepotik të punësimeve të Rilindjes.

Mehmetaj: Meqë kryetari i Rilindjes nuk pati guximin, po ju bëj të njohur rrjetin nepotik të emërimeve familjare të rilindësve të tij në Sarandë. Lidhjet familjare të kryetares aktuale të Partisë Socialiste dega Delvinë, zonja Brunilda Meleqi. Brunilda Maliqi, ose Merxhani përgjegjëse e Thesarit, dega Delvinë.
Luan Merxhani, i ati, drejtor i shkollës 9 vjeçare Rusan.
Merita Merxhani, e ëma, mësuese e shkollës 9 vjeçare, pa shkollë të lartë.
Kreshnik Merxhani, punon në Ministrinë e Kulturës.
Ismijona Merxhani, e motra punon në Ministrinë e Brendshme.
Xhemil Merxhani, xhaxhai, punonjës pranë Alb Petrol në Delvinë.
Përparim Meleqi, bashkëshorti, punonjës pranë OSHE, Delvinë.
Petrit Meleqi, kunati, punonjës pranë OSHE, Delvinë.
Endreida Meleqi, kunata, edukatore në çerdhen e Delvinës.

Ëngjëllushe Tata – kunata, sanitare pranë spitalit “Ismet Shushi”, Delvinë.

Erinda Sulejmani (Meleqi) – nusja e nipit të bashkëshortit, infermiere pranë spitalit “Ismet Shushi”, Delvinë.

Lidhjet familjare të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, dega Delvinë, z. Agron Kohila, aktualisht zv.kryetar i Bashkisë Delvinë, i emëruar pas vitit 2013.

Agron Kohila – Nënkryetar bashkie, ish-nënprefekt i Prefekturës Delvinë.
Ardit Kohila – i biri, inspektor tatimesh në Tiranë.
Leart Kohila, i biri, punonjës pranë “Albpetrol” Fier.
Fisnikm Kohila – i nipi, aktualisht këshilltar pranë subjektit politik partia Socialiste në këshillin bashkiak Delvinë si edhe inspektor tatimesh në Fier.
Gjergji Kohila – nipi, oficer policie.
Bilal Kohila – nipi, punonjës i Landfillit Bajkaj.
Gurie Kohila – mbesa, infermiere.
Emiljano Hoxha – nipi, punonjës pranë portit Detar Sarandë, i denoncuar na emisioni “Fiks fare” për shpërdorim detyre.
Ervin Sinani – nipi, infermier.
Nazif Bello – nipi, polic.
Shkëlqim Bello – nipi, polic.
Aida Bello – nusja e nipit, mësuese.
Vilson Bello – nipi, polic.
Klement Bello – nipi, polic.
Shpëtime Bello – nusja e nipit, edukatore.
Jusilda Bello – mbesa, police pranë pikës kufitare Qafë Botë.
Leonora Çino – mbesa, financiere e OSHEE, Sarandë.
Valbona Ruçi – kunata, sporteliste në spitalin “Ismet Shushi” në Delvinë, emëruar në vitin 2017.
Almira Gramozi – nusja e djalit, punonjëse pranë Ministrisë së Ekonomisë.
Gentian Gramozi – kushëriri i nuses, punonjës pranë tatimeve në Sarandë.
Pandeli Gramozi – krushk, financier pranë zyrës arsimore Delvinë.
Julian Gramozi – krushk, doktor pranë ISSH Sarandë.

“Kjo është njëra nga faqet e kronikave nepotike të Rilindjes, prandaj më 25 qershor këta që tepsinë e pushtetit e kanë kthyer në tepsinë e fisit duhen ndëshkuar me votë popullore, prandaj qytetarët do të votojnë LSI-në për të mos ua dhënë kurrë më mundësinë Rilindasve për të shpërdoruar pushtetin. Rilindasit do ta marrin përgjigjen e merituar më datë 25 qershor”, tha Mehmetaj.

Rama: Ja si kryebashkiaku i LSI në Delvinë ka kapur administratën

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Eklipsi i plotë diellor, këtu mund ta shihni live

Close