Incidente në fushatë - Luan Rama: Rilindja dhunon anëtarë të LSI, të shkarkohet Haki Çako
18/06/2017 - 21:17

18 Qershori ka qenë një ditë e tensionuar në fushatën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi zyrtarët më të lartë të saj raportuan për incidente zgjedhore ku janë përfshirë aktivistë e kandidatë të saj për deputetë.

Ish -kryetari i LSI, Ilir Meta vizitoi në spitalin e Traumës në Tiranë, koordinatorin e kësaj partie në Fushë-Krujë që thuhet se është dhunuar për arsye politike. Meta tha se ngjarje të tilla ndodhin kur policinë e drejton Haki Droga sic e cilësoi drejtorin e përgjithshëm Jaki Çako.

“Duroni edhe 7 ditë, kjo ndodh kur policia ka në krye Haki Drogën”, ka deklaruar Ilir Meta.

Ndërkohë, në një konferencë të posacme në orët e mbrëmjes, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama denoncoi përshkallëzimin e dhunës nga ato që i cilësoi banda të Rilindjes.

Ai foli për inkriminim të strukturave të policisë së shtetit dhe kërkoi shkarkimin e  zyrtarëve të lartë të policisë.

Duke i bërë jehonë deklaratës së Ilir Metës një ditë më parë, Luan Rama theksoi se përballë kësaj situate, qytetarët do të jenë të detyruar që në kushtet e mbrojtjes së nevojshme të ruajnë veten, integritetin pa i kapërcyar kufijtë ligjorë.

Luan Rama: Jam i detyruar të dal në këtë konferencë për shtyp për të denoncuar përshkallëzimin e akteve të dhunës të delekuentëve të rilindjes, të bandave të organizuara politike që nën mbështetjen e strukturave të vecanta të policisë së shtetit dhe të inkuarjuara nga mosveprimi skandaloz dhe kriminal i tyre, sot janë shfaqur me fytyrën e tyre të vërtetë në disa raste aktesh dhune kriminale të shëmtuara. Është goditur me mjete të forta publikisht në mes të qytetit në Fushë Krujë Blerim Çela veprimtar, anëtar i LSI, coordinator i strukturave tona zgjedhore atje, i cili me një grup veprimtarësh të tjerë prisnin të fillonin analizën e punës në zyrën e LSI atje. Persona të armatosur kanë vajtur, kanë kërcënuar pjesën tjetër dhe kanë qëlluar këtë me levë në kokë. Mosvperimi i komisariatit të policisë në Fushë Krujë është skandaloz. Ashtu si kundër është në të njëjtën shkallë papërgjegjshmërie edhe struktura e policisë në Pukë, pasi persona të shumtë, burra, cuba, banditë të rilindjes kanë sulmuar dhe dhunuar dy femra, njëra kryetar e LSI, Sajmira Laçi dhe tjetra kryetarja e LRI  Pukë Romina Kuçi. Nga informacionet që na vijnë rezultojnë të identifikuar persona konkretë, madje në Pukë rezultojnë sipas denoncimit tonë të përfshirë në këtë ngjarje, Astrti Kuçi nënkryetari i bashkisë në Pukë, Pal Doçi coordinator i Rilindjes në Pukë së bashku me nipin e tij dhe Pëllumb Prenga inxhinier pyjesh në bashkinë e Fushë Arrëazit.

Për këto raste kemi informuar strukturat përkatëse, organet e prokurorisë, policinë, ministrin e Brendshëm, kemi denoncuar targat e makinave me të cilat kanë lëvizur këta persona dhe presim reagimin ligjor të këtyre strukturave.

E gjitha kjo situatë kriminale e gjen motivin tek thirrjet skandaloze të kryetarit të Rilindjes i cili e fton policinë të punojë për të marrë vota për partinë e tij dhe jo të zbatojë ligjin.

Nëse policët shkojnë për të marrë vota banditët kryejnë akte dhunë për të dhunuar qytetarët që ushtrojnë të drejtat kushtetuese.

Këto raste dëshmojnë edhe njëherë sesa e inkriminuar është një pjesë e strukturave të policisë së shtetit. Prandaj i kërkoj zyrtarisht në emër të LSI ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit shkarkimin e menjëhershëm nga detyra për papërgjegjshmëri dhe për mos veprim kriminal të drejtorit të përgjithshëm Haki Çako. Shkarkimin e menjëhershëm të shefit të komisariatit në Pukë, shefin e komisariatit në Berat, drejtorin e policisë qarkut Berat, shefin e komisariatit në Lezhë dhe shefin e komisariatit në Fushë Krujë. Në të kundërt mosveprimi në një rast të tillë përballë këtyre fakteve skandaloze është bashkëfajësi e funksionarëve të lartë përfshirë kryetarin e rilindjes.

Përballë kësaj situate, qytëetarët do të jenë të detyruar që në kushtet e mbrojtjes së nevojshme të ruajnë veten, integritetin pa i kapërcyar kufijtë ligjorë.

Kërkoj distancim të menjëhershëm të strukturave të larta drejtuese të Rilindjes dhe të mos justifikohen. Kërkoj distancim të menjëhershëm të të gjithë socialistëve të ndershëm të këtyre akteve të dhunës, prandaj distancimi është hapi parë moral për cilindo që ndjen minimumin e përgjigjesisë përballë situatës së krijuar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Tre vatra zjarri në qarkun e Dibrës, rrezikohet kurora e Lurës

Close