Tiranë - Makina aksidenton për vdekje të miturin
19/06/2017 - 13:09

Një fëmijë i mitur është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:35, në rrugën dytësore në Marikaj.

Sipas policisë “automjeti tip Ford, me drejtues shtetasin N. A., ka aksidentuar shtetasin e mitur, O. K. dhe më pas mjetin ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin e rrugës.

Fëmija është transportuar menjëherë për në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë.”

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter