Aksident i rëndë - Përgjaken rrugët, 3 të vdekur në Korçë dhe Fier
28/09/2017 - 19:00 Nga: Nertila Dosti

3 persona humbën jetën pasditen e kësaj të enjte, si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura në Korçë dhe Fier. Policia njofton se viktimë kanë mbetur dy vëllezërit Billi dhe Simon Tello si dhe një 48 vjeçar me iniciale A.M banues në fshatin Cakran të Fierit. Në komisariat janë shoqëruar dy drejtues mjetesh ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Dy aksidente rrugore, të ndodhura pasditen e së enjtes në Korçe dhe Fier u kanë marrë jetën 3 personave.

Dy vëllezërit Billi dhe Simon Tello, humbën tragjikisht jetën teksa motorri me të cilin po udhëtonin u godit nga një automjet. Ngjarja ndodhi aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë kryqëzimit të fshatit Progër.

Vëllezërit të moshës 17 dhe 23 vjeç u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korcës, plagët e marra rezultuan fatale për ta dhe për pasojë humbën jetën.

Ndërkohë policia shoqëroi drejtuesin e automjetit tip Benz të përfshirë në aksident shtetasin me iniciale P.G 55 vjeç.

Në aksin Levan-Tepelene, nga përplasja e dy automjeteve humbi jetën një 48 vjeçar. Sipas policisë viktimë mbeti shtetasi me iniciale Alket Mehmetaj banues në fshatin Cakran.

Uniformat blu shoqëruan në komisariat dhe nisën veprimet procedurale ndaj 55 vjecarit me iniciale A.A banues në Vlorë, drejtues i mjetit ‘Range Rover’ të përfshire në aksidentin tragjik.

Ndërkohë në Tiranë, një këmbësor ndodhet në gjendje të rëndë pasi u përplas nga një automjet në bulevardin Bajram Curri. I moshuari është dërguar në spitalin e Traumës, ku po merr ndihëmën e nevojshme mjekësore.

Me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore dhe parandalimin e tyre dhe ruajtjen e jetës së shtetasve Policia Rruga kërkon rritjen e vëmendjes në drejtimin e mjeteve, respektimin në maksimum të normave të sjelljes, përdorimin sidomos të rripave të sigurimit dhe vendosjen e kaskove mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Të evitohet me çdo kusht përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve.

/Oranews.tv/

 

 

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento