Elbasan - Marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet i dënuari në kërkim
13/09/2017 - 20:02

Policia e Elbasanit arrestoi një 24-vjeçar të dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Në pranga ra shtetasi në kërkim Spanjoll Buzhani, banues në Elbasan.

Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 08.07.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Më shumë
Read previous post:
Ballet school reconstructed, Tirana’s Mayor: Modern conditions for 230 students of the school

Close