400 faqe te reja - Mbërrijnë nga Italia prova shtesë për ish-ministrin, Saimir Tahiri
20/10/2017 - 22:03

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mbërrin materiali shtesë i dosjes së “Habilajve”.

Italia ka sjellë mbrëmjen e sotme edhe dy dosje me rreth 400 faqe, të mbushura me fashikujt, prova dhe fakte për çështjen për të cilën Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë heqjen e imunitetit dhe më pas arrestimin e Saimir Tahirit për dy akuza.

Burime nga institucioni i akuzës thanë se bëhet fjalë për fashikuj të tjerë të çështjes në fjalë, pasi një një pjesë janë administruar deri më tani.

Dosjet e mbërritur mbrëmje e sotme janë dokumente të tjera për çështjen Tahiri.

Ndërkohë nesër në orën 10:00 do të mblidhet sërish Këshilli i Mandateve dhe Rregullores, ku deputeti Tahiri dhe avokati i tij mbrojtës do të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me kërkesën e prokurorisë.

Nuk dihet sesa provat e reja që tashmë disponon prokuroria do të bindin mazhorancën në Komision të votojnë pro kërkesës së organit të akuzës për ti hapur rrugë autorizimit për arrestimin e Tahirit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter