Dekretimi - Meta dekreton qeverinë “Rama II”, drejtësia dhe integrimi prioritet
13/09/2017 - 17:15

Pas seancës maratonë në parlament që u mbyll me votimin e qeverisë dhe të programit të saj me 78 vota pro, Kryeministri Edi Rama së bashku me të gjithë ministrat e tij kryhen betimin tek Presidenti i Republikës.

Pas betimit të secilit prej ministrave dhe kryeministrit, Presidenti Ilir Meta uroi qeverinë e re për rezultate sa më të mira, si dhe përmendi 4 objektiva kryesorë që pret të përmbushen me sukses.

Meta: Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të betimit të qeverisë së re të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë për suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit. Si President i Republikës dua të theksoj rëndësinë madhore për përshpejtimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një aspiratë kombëtare ndaj besoj se Qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e këtij objektivi të përbashkët madhor dhe përmbushjen e gjithë reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur. Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe progresin e gjithë rajonit.

Meta mbështeti edhe nismën e qeverisë për shpalljen e vitit 2018 si vitin e Skënderbeut

Meta: Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e këtij Institucioni në nismën tuaj.

Pas betimit tek Presidenti i Republikës, qeveria e re e përbërë nga 15 anëtarë, e gjitha me ngjyrën e partisë socialiste, fillon zyrtarisht punën deri në shtatorin e vitit 2021.

Qeveria Rama 2

Ministrat e rinj pas betimit në Presidencë

Kabineti i ri qeveritar ka 14 ministra, shumë më i vogël në numër se kabineti i shkuar i qeverisë “Rama 1”.

Ndërkohë, është zbardhur edhe rendi i ditës i mbledhjes së parë të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ashtu sikurse është paralajmëruar më herët nga vetë Rama, vendimi i parë do të jetë shpallja e vitit 2018 si vit i Skënderbeut, ku edhe do të ngrihet një komision i posaçëm.

Gjithashtu, do të miratohet procedura e përzgjedhjes së kandidatëve të komisionit të prokurimit publik, do të miratohen rregullat për përfitimin e shërbimeve publike elektronike, si dhe dhënia e dy godinave për ngritjen e organeve të reja të Vettingut.

Kryeministri Edi Rama betohet në Presidencë

Kryeministri Edi Rama betohet në Presidencë

Kryeministri Edi Rama betohet në Presidencë

Betohet ministri Ditmir Bushati

Betohet ministrja Olta Xhacka

Betohet ministri Fatmir Xhafa

Betohet ministri Arben Ahmetaj

Betohet ministrja Lindita Nikolla

Betohet ministri Niko Peleshi

Betohet ministri Blendi Klosi

Betohet ministri Pandeli Majko

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter