Vettingu - Moisiu: Gjyqtarët duan të mbulojnë punët e pista të tyre
19/06/2017 - 14:28

Padia e gjyqtarëve kundër ligjeve të reformës në drejtësi ka shqetësuar edhe ish Presidentin e Republikës Alfred Moisiu. Në një prononcim për mediat, Moisiu tha se kërkesat e gjyqtarëve synojnë dobesimin e ligjit dhe mbrojtjen e tyre personale, ndërsa shprehu dyshimin për pranimin në heshtje nga ana e gjykatës kushtetuese të padisë.

Ish presidenti i Republikes, Alfred Moisiu përshëndeti ngritjen e organeve të vettingut nga parlamenti, por ngriti shqetësimin për padinë e shoqatave të gjyqtarëve kundër ligjit të vettingut. Moisiu tha se vettingu është më i rëndësishëm se zgjedhjet duke i cilësuar kërkesat e gjyqtarëve si të papranueshme.

Muisiu: E para njëherë zgjidhen në një kohë çuditërisht shumë e nxehtë që jo të gjithë e kanë vëmendjen në këto që po ndodhin, në këto që po them. Mënyra si u pranua nga Gjykata Kushtetuese kjo na shqetëson. Ka një ligj që thotë që lejon, i jep mundëdësi gjyqtarëve që gjykojnë se kanë bërë veprime të pandershme të japing dorëheqje. Pra nëse një gjyqtari apo prokurori i zbulohet dicka atëhere ai të ketë të drejtën të japë dorëheqjen. Tentohet që mos gërmohet shumë në lidhjet që kanë pasur ata  me krimin po të pranohet, e dobëson shumë ligjin e vettingut. Kanë  dhe një kërkesë tjetër që ata që zgjidhen tek SPAK të mos ketë aq kërkesa saç kërkon ligji.

Moisiu tha se është shumë e rëndësishme që ky ligj të mbetet kështu siç është sepse nëse ndryshohet, atëherë nuk do të japë produktin e dëshiruar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Tornado godet Kinën

Close