Lezhë - “Mos shpërndani lekë për fushatë”, kërcënohet sekretarja e Këshillit të Qarkut
19/06/2017 - 9:17 Nga: Elvis Hila

Në Lezhë e Gramsh shënohen raste të kanosjes për shitje-blerje vote.

Sekretarja e Këshillit të Qarkut Lezhë Marjana Ndoci dhe i vëllai i saj kanë denoncuar në polici se janë kanosur me armë nga 3 persona të cilët janë shpallur në kërkim. Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme në fshatin Gjadër të Lezhës.

Sipas denoncimit të 33-vjeçares Ndoci, ajo ka qenë duke lëvizuar së bashku  me të vëllain në mjetin e tyre kur janë ndaluar nga një fuoristradë nga e cila kanë zbritur 3 persona. Sipas dëshimsë së dhënë nga Ndoci njeri prej tyre ka nxjerrë një armë zjarri dhe i ka kanosur ata dhe familjarët e tyre me motivin që të mos shpërndanin lekë për fushatë elektorale.

Pas denoncimit, policia nisi hetimet duke bërë të ditur se autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë shtetasit me iniciale S.N 19 vjeç, G.M 21 vjeç dhe A.M 24 vjeç që të tre banues në Lezhë të shpallur në kërkim. Si

pas komunikatës së policisë 19-vjeçari S.N ka pasur dhe një precedent tjetër, pasi më 27 maj ka kërcënuar një shtetase nga Dajçi për mospjesëmarrje në fushatë. Ndërkaq policia në Gramsh ka nisur procedimin për tre shtetas të cilët si përfaqësues të një subjekti politik dyshohet të kenë kanosur një 37-vjeçar para dyqanit të tij.

Po ashtu, policia e Gramshit ka referuar në prokurori për procedim edhe një 40-vjeçar ngaTirana pasi dyshohet të ketë penguar dhe kanosur një të ri nga Gramshi, kur ky i fundit shkoi në lokal së bashku me anëtarët e forcës së tij politike.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Eklipsi i plotë diellor, këtu mund ta shihni live

Close