Flasin ekspertët - “Mos u alarmoni, autizmi nuk është hata”
02/04/2017 - 16:23 Nga: Manjola Hasa

Ata që kanë një fëmijë autikë i dinë fare mirë sfidat në të cilën përballen në të përditshme; nga dashuria e përkushtimi i pakushtëzuar në shtëpi deri tek trajtimi efikas.

Një pjesë e prindërve e kanë gati të pamundur të komunikojnë me fëmijët e tyre, një pjesë tjetër tremben sapo mësojnë me çrregullim, të tjerë vijojnë të vuajnë mbi stigëmën duke mos i mundësuar trajtim të specializuar.

Eksperti i komuinkimit në fondacionin “Fëmijët Shqiptarë” Spiro Saqellari thotë se kur mësoni të vërtetën e fëmijës suaj mos u alarmoni.

Spiro Saqellari: Një nënë e cila vë re që fëmija nuk reagon nëse nuk e thërret në emër, kjo nënë duhet të bëhet merak, por jo të alarmohet. Autizmi nuk është hata.

Prindërit duhet të motivohen, ka mjaft raste suksesi.

Spiro Saqellari: Mosha e vogël është një moshë që mund të bëhen çduria. Mendoni kur arushi arrin bën  kosha në cirk, mendoni mendjen e një fëmijë që ka tru njeriu.

Në këtë fondacion aplikohet metoda ABA, në vendet e zhvilluara është një nga terapitë më funksionale. Terapistja Juliana Esaj mendon se autizmi trajtohet më mirë përmes edukimit.

Juliana Esaj: Të gjitha kërkimet shkencore kanë treguar që terapia më e mirë është terapia edukuese. Edukimi është baza e të mësuarit për fëmijët sidomos ata me çrregullime të autizmit.

Studimet ndërkombëtare tregojnë se 1 në 68 fëmijë lind me çrregullimin e spektrit autik. Autizimi është një çrregullim neurobiologjikë që shfaqet tek fëmijët e moshës nën 3 vjeç.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter