Procesi gjyqësor - Motra e të ndjerës Hafizi kërkon kujdestarinë e fëmijëve, babai kundër
13/10/2017 - 12:47 Nga: Keti Banushi

Kur kanë kaluar një muaj nga vdekja e gjyqtares së ndjere Fildese Hafizi motra e saj Amelia Hafizi i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të saj.

Amelia Hafizi Asllani ka depozituar në 6 shtator në dhomën civile të Gjykatës së Tiranës kërkesën për kujdestarinë e fëmijëve. Por para se të marri një vendim Gjykata e Tiranës ka thirrur për të dëgjuar edhe babain biologjik të fëmijëve Fadil Kasemi, i cili është edhe autor i ekzekutimit të ish bashkëshortes së tij Fildese Havizi.

Mësohet se Kasemi nuk ka qenë dakord më këtë kërkesë, duke i kërkuar gjykatës që për fëmijët mund të kujdeseshin edhe të afërmit e tij.

Në seancat e radhës pritet të dëgjohen edhe vetë fëmijët e gjyqtares së ndjerë dhe me pas gjykata do të shprehet me vendim.

Gjykatësja Fildes Hafizi u vra para gati një muaji nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, duke lënë pas dy fëmijët e saj të mitur, një djalin dhe një vajzë.

Ngjarja ndodhi në zonën e Xhamllikut ku Kasemi, pasi priti momentin e daljes së saj nga parukeria kreu ekzekutimin e ish bashkëshortes duke mos shfaqur deri tani asnjë shenje pendese apo te japë shkaqet e kësaj ngjarjeje.

 

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter