“Ju flet Moska” - Myftaraj zbulon planin: Muzeu Historik Kombëtar do bëhet Supermarket
11/10/2017 - 20:33

Emisioni “Ju flet Moska” në RTV Ora News nga Kastriot Myftaraj denoncoi mbrëmjen e sotme planin për shndërrimin e Muzeut Historik Kombëtar në supermarket dhe spostimin e tij tek Piramida.

Sipas Myftaraj plani do të justifikohet me çrrënjosjen e simboleve të komunizmit, edhe pse sipas tij pas kësaj çështje fshihen interesa financiare.

Myftaraj: Ka dalë ideja që Muzeu Historik Kombëtar të bëhet supermarket dhe si Muze të zhvendoset tek Piramida, afër Kryeministrisë. Muzeu faktikisht duket sikur është ndërtuar më shumë për supermarket sesa për Muze nga ata që e kanë bërë, me ato sallat dhe bodrumet poshtë. Me këtë duan të kenë dhe shfrytëzim më të mirë të parkingut atje në sheshin “Skëndërbej” sepse parkingu nuk po nxjerr të ardhurat që duan dhe duke qenë supermarket do të kishte dhe më shumë të ardhura nga parkingu, fluks makinash.Për Muzeun Kombëtar ka pasur një debat të madh me qeveritë e djathta, duhej prekur mozaiku, duhej hequr ylli. Të shohim se çfarë do të bëjnë sot ata mbrojtësit e mëdhenj të mozaikut që i gjithë Muzeu Historik do të shndërrohet në supermarket së shpejti. Deri këtu arrin ajo lakmia, makuteria.

Duan ta bëjnë këtë gjë me gjasmë po çrrënjosin simbolet e komunizmit.Muzeu Historik u ndërtua nga komunizmi jo me paratë e Enver Hoxhës, u bë me paratë e popullit. Mund të modifikohet në diçka në simbolikën e vet por jo të kthehet në supermarket dhe këtu ka një problem. Ne Ministritë që i ndërtoi fashizmi u hoqëm simbolikën fashiste dhe mbeten në funksionin e tyre. Nuk e di çfarë kanë në mend të bëjnë më vonë, sepse kanë disa plane të bëjnë Muzeun supermarket dhe nuk e di çfarë do bëjnë me Ministritë, do ti kthejnë në klabe.Ju siguroj që plani ekziston dhe koha do ta vërtetojë.Ironia do të jetë se ata që kanë mbrojtur mozaikun nesër do të justifikojnë tjetërsimin e gjithë Muzeut, gjithë ndërtesës në supermarket. Kur bijtë e elitës komuniste kthehen në njerëz lakmitarë, kapitalistë, kapërcejnë çdo fantazi që mund të kenë vetë të djathtët ekstremë dhe kapitalistët dhe këtë gjë do ta vërtetojë koha. Se për interes të kujt do bëhet Muzeu supermarket këtë do ta tregojë koha.Aty do të fusin duart disa njerëz që kanë marrë koncesione, depot e Muzeumit do të mbushen me frigoriferë dhe lavatriçe, televizorë. E mbani mend se kush del dhe thotë: Unë shes vetëm televizorë, frigoriferë dhe lavatriçe. Për këto do flasim dhe më vonë. Do ta nxjerrin kokën shpejt këto plane.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter