Tiranë - Shuhet Dritan Prifti, vuante nga një sëmundje e rëndë në gjak
12/10/2017 - 20:18 Nga: Sonil Frashëri

 Ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë ish-Ministri i Energjitikës dhe ish-deputeti i LSi, Dritan Prifti. Pas përpjekjeve të shumta, 49 vjeçari nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e tij as me ndihmën e mjekëve të specializuar. Prifti ka patur një karrierë të pasur politike ku ka qenë faktor kyç në bashkëpunimin e Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim në vitin 2009.

Ish-Ministri i Energjitikës dhe deputeti i LSI, Dritan Prifti ka ndërruar jetë pasditen e së enjtes në moshën 49 vjeçare.

Prifti vuante nga një sëmundje e rëndë në gjak prej një kohe të gjatë, sëmundje agresive siç e quajti ai në një status në facebook, të cilën nuk arritën ta mposhtnin as mjekët më të mirë të Italisë dhe të Greqisë.

“Kam mbi nje vit qe luftoj me nje semundje agresive dhe te veshtire gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk me jep mundesi te shkeputem per fushate. Kam bindjen qe do ta kaloj dhe kete siklet shpejt.” shkruante Dritan Prifti ne nje postim ne facebook me 30 prill ne faqen e tij kur shume qytetarë i kërkuan të kandidonte si deputet në zgjedhjet e qershorit. 

Ditët e fundit të jetës, Prifti i kaloi në shtëpinë e tij pranë të afërmve.

Dritan Prifti hyri në botën e politikës në vitin 2009 kur kandidoi me Lëvizjen Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit dhe arriti të fitonte mandatin e deputetit.

Ngjarjet e atyre zgejdhjeve, sollën edhe bashkëpunimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike, ku iniciator i saj ishte pikërisht deputeti Prifti, i cili e deklaroi publikisht bashkëpunimin me kryeministrin e atëhershëm Berisha për mbrojtjen e votës, që sipas tij, po deformohej.

Pas koalicionit LSI-PD, Dritan Prifti mori detyrën e Ministrit të Energjitikës, detyrë të cilën e mbajti për 1 vit e gjysmë.

 

Ish Ministri i Ekonomise Dritan Prifti, duke folur per mediat pasi ka dale nga Drejtoria e Policise se Tiranes, ku ka deshmuar ne lidhje me letren e deputetit te LSI, Spartak Braho, i cili e akuzon se ka shantazhuar Vojsava Ismailajn, bashkeshortja e Kastriot Ismailaj, pronar i DIA./FOTO: LSA

Ish deputeti Dritan Prifti, duke dale nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ku ka deshmuar ne lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi. Doshi ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta se ka porositur vrasjen e tij dhe te deputetit demokrat Mhill Fufi./ FOTO: LSA

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter