360 Gradë - Panariti: Përdoren simulant rritës për produktet, kështu piqen edhe bananet
12/10/2017 - 21:24

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, tha se simulanti

Panariti: Ne nuk duhet të yshtemi nga perceptimet. Për sa i përket simulantëve të rritjes, më lejoni të theksoj se janë produkte tërësisht të lejuara. Përdoren në Itali, Gjermani dhe Danimarkë. Ato janë produkte që degradohen me shpejtësi. Nuk është hormon.

Është një simulant rritës, i cili mbasi jep efektin degradohet me shpejtësi të madhe dhe tretet. Kështu bëhet edhe pjekja e bananes në Itali, e cila vjen jeshile nga Ekuadori. Mos kujtoni se do të lihet tre javë apo një muaj.

Sa vjen i nënshtrohet një trajtimi me “etreni”. I kemi ne kapacitetet për të bërë analizat? Kjo është diçka tjetër. Janë eksportuar me tonelata produktet tona në sistemet evropiane. Vetë sistemi është jo mirëfunksional që fokusohet tek parandalimi dhe jo konstatimi.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter