Dëshmia nga Elbasani - “Nëna e vajzat dhunohen nga ish-kunati që ka urdhër mbrojtje”
08/09/2017 - 16:54 Nga: Belinda Ruçaj

Vera Kodra, është nëna e tre fëmijëve e cila me lot në sy rrëfen tmerrin që ka përjetuar dhe vijon të përjetoj nga dhuna e vazhdueshme e vëllait të ish burrit të saj.

Ndërsa e bija ka shenja dhune të dukshme në trup janë të vajzës.

Ata akuzojnë vëllanë e ish bashkëshortit se edhe pse ata janë të divorcuar ushtrojnë dhunë të herëpashershme.

B. Kodra: Njëri më kapte për fyti, tjetri për flokësh, mua më ra të fiktë kur hap sytë shikoj që kishin kapur motrën time, e kapnin për floku dhe e tërhiqnin zvarrë.

Vera tregon momentin më të vështirë në jetë. Kur ish kunati dhunonte vajzën e saj dhe ajo nuk kishte mundësi ta ndihmonte edhe pse dëgjonte ulërimat e së bijës

Vera Kodra: Derisa erdhi policia kam dëgjuar vetëm të bërtiturat e vajzës time Blerina prapa shtëpisë, që ishte gjëja më e tmerrshme që kam jetuar pas vdekjes së vëllait tim. Ishte tmerr, vajza ishte e gjakosur komplet, hundë dhe gojë, shtëpia ishte gjithë gjak.

Pre e dhunës ka qenë dhe vajza tjetër e cila sa herë e shoqërojnë forcat e policisë xhaxhai ankohet se është i verbër dhe nuk ka fuqi të dhunojë, por tmerri për këtë familje nuk nis e nuk mbaron këtu.

Gjykata e Elbasanit i ka dhënë urdhër mbrojtje edhe dhunuesit

Vajza e vogël e Vera Kodrës: Kemi frikë, sepse si ka mundësi që një njeri të na dhunojë dhe të marrë urdhër mbrojtje dhe të hedhi faktin që ne i kemi dhunuar, një fëmijë 13 vjeç dhe një 17 vjeç. Nuk e kuptoj si e ka marrë urdhërin e mbrojtjes! Ku është ky ligj kështu që ta marrë urdhër mbrojtje.

Familja Kodra bën apel për ti ndihmuar. Vajzat kanë më shumë frikë tani që do nisë shkolla

Vajza e vogël e Vera Kodrës: Aq më tepër që tani ne do ikim në shkollë dhe vjet na ka ndodhur shumë gjëra në shkollë. Motrës çfarë nuk i ka ndodhur, lloj lloj njeriu i ëshë ngjitur prapa. Ne e dimë që ata i kanë nisur sepse pse kur ishim, nuk na luante njeri?!

Gjykata pas deklarimeve të dhëna nga palët në polici ka vendosur të japë urdhëra mbrojtje për të dy. Argumenti: Palët e përfshira të mos kanosin dhe godasin njëri-tjetrin për mëri apo për të vijuar me konfliktin banal mbi të cilin Prokuroria heton në gjendje të lirë K.Kodrën i kallëzuar nga Vera Kodra për dhunë ndaj vajzës së saj.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter