Hetimet - Njëri prej të plagosurve në Shëngjin, LSI-sti që u plagos ditën e zgjedhjeve
22/10/2017 - 21:33 Nga: Elvis Hila

Një prej personave të plagosur mbrëmjen e së dielës (22 tetor) në Shëngjin është plagosur edhe më parë në 25 qershor ditën e zgjedhjeve. Bëhet fjalë për Florian Dushkun, i cili u godit me qytën e pistoletës ditën e zgjedhjeve në Lezhë.

Dy të rinjtë Samet Bercaj 19 vjeç dhe Florian Dushku 28 vjeç u qëlluan me armë zjarri në gjymtyret e poshtme nga një person ende i paidentifikuar që është larguar menjëherë me një automjet që e ngiste një tjetër person.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ngritur postoblloqe në kërkim të autoreve ndërsa në ndihmë të policisë së Lezhës erdhen edhe 2 furgonë me trupa te FNSH.

Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se dy të rinjtë Bercaj dhe Dushku po ecnin në këmbë në trotuar kur pranë tyre ka ndaluar një autoveture dhe prej saj ka zbritur një poerson me pistoletë në dorë. Nuk dihet nëse mes autorit që shoqerohej edhe nga nje tjeter person i cili ka qëndruar në timon dhe dy të plagosurve ka patur ndonjë debat, por bëhet e ditur se dy te plagosurit janë ndjekur në këmbë nga autori ne nje distance rreth 50 metra dhe me pas i ka qëlluar në gjymtyret e poshtme duke i lënë të plagosur.

Policia vijon hetimet per te zbardhur ngjarjen si dhe per kapjen e dy autoreve qe bashkpunuan ne plagosjen e dy te rinjve.

Foto nga vendi ku ndodhi plagosja

Foto nga vendi ku ndodhi plagosja

Foto nga vendi ku ndodhi plagosja

Foto nga vendi ku ndodhi plagosja

Foto nga vendi ku ndodhi plagosja

Foto nga vendi ku ndodhi plagosja

Foto nga vendi ku ndodhi plagosja

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter