Nisin hetimet - Nipi plagos me thikë gjyshin dhe gjyshen në Tiranë
12/10/2017 - 13:19 Nga: Keti Banushi

Një krim i rëndë është shënuar me mesditë në kryeqytet. Një 19 vjeçar ka plagosur me thikë dy gjyshërit e tij nga nëna pas një debati që ka patur mes tyre. 19 vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa dy të moshuarit janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së enjtes në kryeqytet, ku  një 19 vjeçar ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen e tij, përkatësisht të moshës 70 dhe 80 vjeç.

Ngjarja ndodhi në lagjen ku banonin, të njohur si zona e Freskut. Sipas policisë, autor i kësaj ngjarje është Benjamin Kaso, 19- vjeç, i cili është ndaluar nga policia  

Ndërsa dy të plagosurit Shaban Agai 80 vjeç dhe Hajrie Agai 70 vjeç,  janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në deklarimet e para 19-vjeçari ka pohuar se gjyshin dhe gjyshen i qëlloi me thikë pasi ishte i mërzitur dhe pasi ata e kishin sharë.

 Por hetuesit  dyshojnë se 19 vjeçari mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve ose e ka kryer veprimin në gjendje depresioni.

Ndërkohë pritet edhe dëshmia e të moshuarve për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

19-vjeçari është djali i vajzës së dy të moshuarve dhe prej disa kohësh jetonte me ta.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento