Nis puna për ndërtimin e këndit të 23-të në kryeqytet
08/09/2017 - 15:53

Banorët e Njësisë Nr. 7 në kryeqytet do të kenë një hapësirë të re çlodhëse për të moshuarit dhe argëtimi për fëmijët. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e këndit të 23-të në sheshin “Shefqet Musaraj”, ndërsa Kryetari Veliaj tha se në dy vitet e ardhsshme investimet do të shtrihen në nivel kapilar.

Një hapësirë e re shplodhëse dhe argëtimi do të vihet në shërbim të banorëve të njësisë numër 7 në kryqyteit. Kryetari i Bashkisë Tiranë, ndoqi nga afër nisjes e punimeve për ndërtimin e këndit të ri ne sheshin Shefqet Musaraj. Ky është këndi i 23-të ndërsa Veliaj tha se në vëmendjen e bashkisë Tiranë do të jetë kujdesja ndaj të vegjëlve e të moshuarëve

Veliaj: Një komunitet që nuk mendon për të moshuarit dhe për fëmijët, është një komunitet pa të ardhme. Nëse nuk mendojmë për ekstremet e jetës, kur dikush ka nevojë për ndihmë dhe për dorën e bashkisë, është shumë e vështirë që të kemi komunitete të shëndosha.

Kryebashkiaku siguroi se në pjesën e mbetur të mandatit, investimet do të shtrihen në nivel kapilar.

Veliaj: Kemi filluar në nivel kapilar në të gjitha lagjet dhe komunitetet e vogla. Mezi pres që këndin ta mbarojmë përpara se të fillojë moti i ftohtë, ku të gjithë banorët e zonës të shijojnë një ambient çlodhës poshtë pallatit të tyre dhe jo ta kërkojnë në vendet qendrore të Tiranës.

Projekti për ndërtimin e këndit të 23-të të lojërave parashikon krijimin e një hapësire të re çlodhëse, shtimin e gjelbërimit, ndriçimin, vendosjen e stolave, si dhe instalimin e moduleve të ndryshme lojërash për argëtimin e fëmijëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter