Nis sonte programi më i ri në Rtv Ora News “Ju flet Moska”
28/09/2017 - 16:59

Duke nisur nga mbrëmja e sotme (28 shtator), në Rtv Ora News do të nisë emisioni më i ri “Ju flet Moska” me drejtues dhe autor publicistin Kastriot Myftaraj. 

Emisioni transmetohet duke nisur nga ora 19:45 minuta çdo ditë nga hëna në të premten. 

Qëllimi i emisionit, thotë Myftaraj, është që t’i bëhet e ditur qytetarit se si po helmohen me propagandë.

Myftaraj: Në pamje të parë duket një titull anakronik, por ideja është kjo që “Ju flet Moska” për një periudhë të gjatë kohe në botë ka qenë një simbol i propagandës së gënjeshtër. “Ju flet Moska” ishte Radio Moska e cila kishte marrë përsipër të bënte propagandë në gjithë botën në emër të një shteti Bashkimi Sovjetik që emblemën e tij kishte globin tokësor të rrethuar me murin me drapër dhe çekan.

Ideja ime është kjo që në mënyrë simbolike “Ju flet Moska” në pjesën më të madhe të mediave tona, në pjesën më të madhe të komunikimit të shtetit me  opinionin publik është një propagandë e gënjeshtër dhe ideja ime është një helm që i jepet qytetarit. Njeriu shqiptar ka dëshirë të informohet dhe shpenzon një pjesë të madhe të kohës për tu informuar dhe bombardohet me informacion nga më të ndryshme, por informacioni është diçka si ushqimi. Mund të marrësh një ushqim me etiketa të bukura, me shije të krijuara artifcialisht, por ky ushqim përmban helme toksina.

“Ju flet Moska”, emisioni më i ri nga Kastriot Myftaraj

 

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Mbesa e një prej dëshmorëve të 2 prillit përplaset në Kuvend me Ruçin

Close