Lushnje - Një ditë pas atentatit, shoqërohet në polici nipi i Aldo Bares
12/10/2017 - 10:41

Një ditë pas atentatit në Lushnjë ku mbetën të vrarë dy persona, policia ka shoqëruar nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Ky i fundit mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Ura i Çelëve”.

Sqarohet se ai është shoqëruar në polici si personi që mund të ketë dijeni për ekzekutorët apo për rrethanat e ngjarjes

Persona ende të paidentifikuar që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me breshëri automatiku duke lënë të vdekur 23 vjeçarin Zamir Latifi si dhe 22 vjeçari Jurgen Hoxha që është djali i një biznesmeni.

Dy pista hetimi

Njëra që ka lidhje me hakmarrje dhe përplasje mes grupeve kriminale në Lushnje.

Pista e parë e hetimit lidhet me dyshimet për vrasjen e tyre për shkak se ishin të afërm me nipin e Aldo Bares.

Pista e dytë e hetimit lidhet me përplasje apo konflikte të dy viktimave për çështje droge në Itali e Holandë, nga ku ishin kthyer vetëm pak kohë më parë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter