360 Gradë - Panariti: Siguria ushqimore problem akut gjatë negociatave me BE-në
12/10/2017 - 22:55

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News shprehet se një nga çështjet më sensitive në çeljen e negociatave me BE-në është siguria ushqimore.

Pjesë nga deklaratat:

Panariti: Kryeministri mendon që AKU-ja është polici. Gjithë mendimi i tij është që të vërë një person që të bëjë zap bizneset. A kemi ne kodeks kombëtar? A kemi nivelin maksimal të ndotësve? Drejtori në këtë institucion nuk mund ta bëjë sepse i mungon formimi.

Me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, problemi më akut do të jetë çështja e sigurisë ushqimore, që nuk është thjesht siguria e thertoreve, por ndërtimi i një sistemi nga ferma në tavolinë, me kartelat e kafshëve, me librin e fermës. E dëgjuat këtë tek fjala e kryeministrit? Është shumë e rëndësishme të kuptohet. Mënyra si ju adresua opinionit publik ishte shumë populiste.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter