Ne kerkim te autoreve - Pas atentatit, Forcat Speciale zbarkojnë në Lushnje
12/10/2017 - 10:12

Gjatës natës Forcat Speciale kanë ushtruar kontrolle në lagjet periferike të Lushnjës në kuadër të hetimeve për atentatin e ndodhur pasditen e djeshme (11 tetor 2017) ku mbetën të vrarë dy persona ndërsa u plagosën dy të tjerë.

Mësohet se kontrollet janë ushtruar në lagjet Karburanë, Savër, dhe “18 tetori”. Ende nuk ka një pistë zyrtare të hetimit lidhur me atentatin ku mbetën të vrarë 23 vjeçari Zamir Latifi si dhe 22 vjeçari Jurgen Hoxha që është djali i një biznesmeni.

Ndërkohë u plagosën Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares si dhe një kalimtar.

Gjithashtu policia ka ngritur postoblloqe në pikat hyrësë e dalëse të qytetit por deri tani nuk ka asnjë të shoqëruar lidhur me atentatin.

Atentati ndodhi në orët e pasdites në vendin e quajtur si “Ura i Çelëve” ku disa persona që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me breshëri në një nga zonat më të frekuentuara në atë orë duke lënë dy viktima e duke plagosur 2 shtetas të tjerë. Nga dëshmitarët mësohet se vetëm pak sekonda iu deshën autorëve të kryenin këtë ekzekutim.

Më pas policia gjeti një automjet të djegur në fshatin Çukas në aksin rrugor Lushnjë-Berat që dyshohet se është i autorëve të ngjarjes. Në makinë u gjetën dhe tre automjete.

Lexo me shume: Një nga viktimat në Lushnje i afërm i Aldo Bares, nipi u plagos

Atentati ndodhi me 11 tetor 2017

 

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter