Hetimet - Pas vrasjes së teknologut të Ballshit një hasmëri e nisur 54 vite më parë
10/10/2017 - 14:47

Zbardhet motivi i vrasjes së teknologut të uzinës së Ballshit. Hasmëri për një vrasje të ndodhur në 1968, pikërisht 54 vjet më parë.  I ati i tij Llane Duraj kishte vrarë bashkëfshatarin, My. G.

Prokuroria deklaron se djali i këtij të fundit ka pasur dijeni për vrasjen.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktima Shefo Duraj mund te jete vrare per motive hasmerie, pasi babai i tij Llane Duraj ka vrare rreth viteve 1968 nje bashkefshatarin e tij qe quhej My.G dhe se djali i My.G i cili quhet Mu. G. ka dijeni per vrasjen e shtetasit Shefo Duraj” informon prokuroria e Fierit.

Në orët e pasdites së 29 nëntorit 2016 në vendin e quajtur “Bregu i Shkunjezes”, që të çon për në fshatin Kalenje Mallakaster, u gjet i djegur kufoma e Shefo Duraj, me banim ne fshatin Kalënjë.

Kufoma e djegur u gjet 14 ditë nga momenti kur Duraj  pasi ishte larguar nga banesa për të shkuar në punë ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Më 15 nëntor familjarët kishi bërë denoncim  për humbjen e të afërmit të tyre.

Zhdukja

Gruaja e viktimës, Shyqyrie Dunaj rrëfen si u zhduk i shoqi

Me date 13.11.2016, Shefoja ka qene me sherbim turni I trete naten, te cilen e merrte ne oren 23:00 dhe e linte ne oren 07:00 te mengjezit te dites se neserme. 

Sipas saj, Shefoja ka dale nga shtepia rreth ores 21:30 duke I thene asaj se te nesermen pasi te linte punen do te shkonte ne fshatin Gjerbez per ngushellim te shtetasi N.B. Te nesermen e dates 14.11.2016, Shyqyrija nuk pati mundesi qe te komunikonte ne telefon me Shefon, pasi nuk kishte lek ne telefon dhe duke qene se pas ngushellimit ku do shkonte ishte po ate dite truni I trete naten, mendoi se Shefoja mund te flinte tek e motra e tij ne qytetin e Ballshit. Sipas saj, vajza i kishte bere telefonate rreth ores 08:30 te dates 14.11.2016 dhe kishte konstatuar se ishte i fikur.

Duke qene se edhe me date 14.11.2016 Shefoja nuk erdhi ne banese, atehere ata e kane kerkuar dhe kane bere kallezim ne Komisariatin e Policise Mallakaster per humbjen e tij.

Ne lidhje me kete ngjarje, ajo ka thene se Shefoja nuk ka pasur konflikte , por dyshonte se njehere ne muajin Gusht apo Shtator te ketij viti ka ardhur nje nipi i M.G. nga Berati dhe kishte pyetur Shefon se ku kalohej per ne Aranitas dhe Shefoja ia kishte treguar rrugen.
Kete dyshim Shyqyrija e kishte, pasi para viteve 1990 babai i Shefos qe quhej Llane ka vrare me thike babane e shtetasit M.G..

Humbja e celularit dhe gjetja ne shtepine e autoritm te dyshuar

 Viktima Shefo Duraj ne momentin e vrasjes dispononte dy aparate telefonike celulare, njeri prej te cileve u gjet ne vendin e ngjarjes kurse aparati tjeter nuk u gjet aty.

“Pas verifikime rezultoi se celularin e kishte  Feti Baki Yzeiraj banues ne fshatin Aranitas te rrethit te Mallakastres, nipi i shtetasit M.G , (djali i motres) shtetas me te cilin dyshohet se viktima kishte hasmeri.

      Nga aktet e ketij procedimi penal rezulton se ka dyshime te arsyeshme se shtetasi Feti Yzeiraj  eshte autor i vepres penale te ‘’Vrasje me dashje ‘’ parashikuar nga neni 76 i K.Penal.” 

Kontrolli i baneses se djalit te viktimes se vrare ne 1968

“Jane kryer kontroll ne banesen e shtetasit M.G, ne te cilen u gjet ky i fundit, gruaja e tij dhe djali i tij. Ne kontrollin e baneses u gjeten dy sepata te vogla, nje sepate e madhe, nje kosare, nje bel si dhe dy bidona plastic 1.5 l, njera e mbushur plot dhe tjetra deri ne 1/3 e saj me lende te dyshimte djegese, te cilat u sekuestruan me cilesine e proves materiale per ekspertime te metejshme.”

Per shtetasin Feti Yzeiraj eshte leshuar urdher ndalimi nga ana e Prokurorit me date 09.10.2017. Urdheri i ndalimit eshte zbatuar nga ana e policise gjyqesore me deate 10.10.2017 ora 00.30.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter