Aksident tek 21 Dhjetori - Patrulla e policisë përplaset me automjetin, polici përfundon tek Trauma
19/06/2017 - 17:43

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e pasdites së sotme pranë zonës së “21 dhjetorit” në kryeqytet.

Një patrulllë e policisë rrugore që udhëtonte me motor është përplasur me një tjetër automjet.

Si pasojë e aksidentit mësohet se ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim.

Policia ka rrethuar zonen e aksidentit dhe po heton mbi ngjarjen. Ora News disponon pamje nga vendi i ngjarjes(VIDEO).

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Drake prezanton të dashurën e re

Close