Ora News siguron kërkesën - PD e LSI bashkë, kërkojnë përjashtimin e Ramës. Ofendoi Berishën
12/10/2017 - 12:11

PD e LSI bëhen bashkë dhe kërkojnë përjashtimin e kryeministrit Edi Rama me 10 ditë nga parlamenti. 

Ora News siguron dokumentin i cili është firmosur dhe LSI Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI si dhe nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Ora News zbardh kërkesën e firmosur nga 9 deputetë 

“Gjatë zhvillimit të punimeve të seancës së sotme, sikurse keni qenë dëshmitarë, kryeministri Edi Rama, në mënyrë të përsëritur ofendoi deputetin Sali Berisha me fjalor vulgar e të papranueshëm. Sjellje të tilla kryeministri ka demonstruar në mënyrë të vazhdueshme në seancat e Kuvendit, por për fat të keq nuk janë marrë masa. Përsa më sipër bazuar në rregulloren e funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë, në emër të grupeve parlamentare PD, LSI e PR kërkojmë përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seanca”

PD e mbyllur ne Kuvend 
Ora 12:10  
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ndodhet në sallën e Kuvendit dhe gazetari i Ora News, Everest Dedaj informon se ata po mbledhin firmat për t’i kërkuar Byrosë së Parlamentit përjashtimin e kryeministrit Edi Rama me 10 ditë.

Sipas PD-së, Rama ka përdorur fjalë ofenduese ndaj Grupit PD por edhe ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Gazetari Dedaj informon se deputetët demokratë nuk dihet nëse do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit deri në orën 17:00 apo do të dalin, por nëse do të dalin atëherë do të ishte e pamundur futja e Flamur Nokës sërish në seancë.

Kryeministri, Edi Rama, deputeti, Flamur Noka, gjate nje seance parlamentare e cila eshte nderprere pasi Noka dhe deputete te tjere te PD kane bllokuar foltoren e Kuvendit. Pas kesaj Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruci ka perjashtuar Flamur Noken nga seanca dhe e ka nderprere punimet e Parlamentit./FOTO: LSA

NDERPRITET SEANCA PARLAMENTARE – Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruci, Kryeministri, Edi Rama, deputeti, Flamur Noka, gjate nje seance parlamentare e cila eshte nderprere pasi Noka dhe deputete te tjere te PD kane bllokuar foltoren e Kuvendit. Pas kesaj Ruci ka perjashtuar Flamur Noken nga seanca dhe e ka nderprere punimet e Parlamentit./FOTO: LSA

Kryeministri, Edi Rama, deputeti, Flamur Noka, gjate nje seance parlamentare e cila eshte nderprere pasi Noka dhe deputete te tjere te PD kane bllokuar foltoren e Kuvendit. Pas kesaj Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruci ka perjashtuar Flamur Noken nga seanca dhe e ka nderprere punimet e Parlamentit./FOTO: LSA

Deputeti i PD, Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare ku eshte diskutuar ne lidhje me Projektligjin per mbrojtjen e pakicave kombetare ne Shqiperi. Kjo seance eshte nderprere pasi deputete te PD kane bllokuar foltoren e Kuvendit. /FOTO: LSA

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento