Durrës - Përdorte dinamit për gjueti në det, ndalohet 27-vjeçari
09/08/2017 - 20:36

Policia e Durrësit ka ndaluar një 27-vjeçar pasi ka përdorur dinamit për gjueti të paligjshme në zonën e Kepit të Rodonit. Policia ndaloi shtetasin Juljan Shetaj,  27 vjeç, banues në fshatin Shetaj, Durrës.

Policia sqaron se: Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik tip kallashnikov , të cilën e mbante pa leje. Gjithashtu i’u sekuestrua edhe një mjet lundrues, varkë,  pa Çertifikatën e përdorimit të mjetit lundrues nga  Policia Kufitare dhe dokumentacion të rregullt.

Ky rast u denoncua në portalin e Komisariatit Dixhtal, ndërsa policia e Durrësit falenderon qytetarin në lidhje me denoncimin e bërë dhe fton çdo shtetas që konstaton një fenomen të paligjshëm të denoncojë duke garantuar marrjen e masave nga ana jonë dhe vënien para përgjegjësisë penale çdo shkelës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter