Tiranë - Plagosje tek ‘Kongresi i Manastirit”, 57-vjeçari goditet me thikë pas konfliktit
22/08/2017 - 16:46

Një 57 vjeçar u plagos sot me thikë në Tiranë pas një konflikti me  një person. Ngjarja u regjistrua  rreth orës 15:10, në  rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Shtetasi T. K 57 vjeç  u godit me thikë nga Arben Lezo, 57 vjeç, banues në Tiranë. Plagosja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.

57-vjeçari i dëmtuar me mjete prerëse u dërgua për në S.Q.U., për ndihmë mjeksore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia arrrestoi autorin e plagosjes ndërsa materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Arrestimi i autorit të plagosjes

/Oranews.tv/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter