Lezhë - Prej 3 vjetësh fëmijët e kopshtit “Besëlidhja” akomodohen në konvikt
08/09/2017 - 17:16 Nga: Elvis Hila

Prej tre vjetësh, 300 fëmijë të kopshtit Besëlidhja në qytetin e Lezhës, akomodohen në këto mjedise. Dhoma të vogla dhe pa asnjë kusht elementar presin çdo ditë fëmijët.
Ata u zhvendosen në këtë vend pas prishjes së godines së kopeshtit ekzistues për të ndërtuar të rene. Por kur kanë kaluar më shumë se tre vite nga nisja e punimeve objekti ka mbetur në fazen fillestare, pasi fondi për fazen e dytë nuk u financua asnjehere.

Krahas ndotjes që është krijuar, godina vlersohet edhe si një vend i rrezikshem.Ndonëse është apeluar vazhdimisht për mbylljen e punimeve dhe vendosjen e këtij kopeshti në funksion, gjithçka ka kaluar në heshtje. Nenkryetari i Bashkisë Lezhë Enver Hafizi thotë se është riderguar kërkesa për përfundimin e fazes së dyte, por nuk është marrë asnjë përgjigje.

Në kopeshtin e improvizuar nëper dhomat e konviktit të shkolles profesionale mungon ngrohja, banjot e pershtatshme për femije, ka mbingarkese per shkak se dhomat jane te vogla, ndersa dhoma e gjumit duket si kazermë ushtarake.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter