Prerja e pyjeve në Korçë, masa kundër kontrabandës së drurëve
12/10/2017 - 14:14 Nga: Lediona Xheladinaj

Moratoriumi dhe forcimi i masave ligjore ka dhënë efekte pozitive, megjithëse prerja e paligjshme e lëndës drusore mbetet problem në disa zona të qarkut të Korçës, Vithkuq dhe Lozhan.

Huberto Toshi: “Situata më problematike ka qenë në pyjet e zonës së Vithkuqit, gjithashtu edhe në zonën e Lozhanit ku janë fokusuar më shumë edhe inspektimet tona. Në bashkëpunim me të gjitha strukturat shtetërore, janë vendosur postbolloqe të vazhdueshme dhe me pika kontrolli të lëvizshme, patrullime si edhe inspektime në terren për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve.”

Gjatë  9 mujorit të këtij viti Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka dokumentuar 112 raste të masave administrative dhe 19 procedime penale

Huberto Toshi: “Në analizën 9 mujore kemi pasur një numër prej 112 masash adminstrative, 300 metër sterë lëndë drusore të sekuestruar dhe 19 procedime penale. Vetëm në periudhën gusht-shtator kemi pasur një numër prej 32 masash administrative.”

Zonat e mbrojtura janë një tjetër pjesë e kërcënuar masivisht nga prerja e paligjshme.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento