Fier - Pronari i lokalit rreh punonjësen e tij, ndërhyn policia për ta shpëtuar
12/10/2017 - 13:48

Një pronar lokali është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj punonjëses së tij.

Policia sqaron gjithashtu se i arrestuari gjatë shoqërimit në komisariat ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata.

Policia thotë se “Ervin Murati, 28 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” Fier është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë duke dhunuar (rrahur) në rrugë shtetasen N.Sh, 35 vjeçe, e punësuar në lokalin e tij në rrugën “Ramiz Aranitasi”, Fier. Gjatë ndërhyrjes nga punonjësit e policisë për të parandaluar dhunën ndaj punonjëses së tij, shtetasi Ervin Murati i ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Neni 236 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter