Tiranë - Protesta në Shkozë, Duma takon banorët: Keni mbështetjen e PD
14/09/2017 - 22:24 Nga: Nertila Dosti

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, vizitoi mbrëmjen e së enjtes banorët e zonës së Shkozës në kryeqytet, banesat e të cilëve preken nga projekti i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Duma u njoh me shqetësimet e banorëve, ndërsa i siguroi ata se Partia Demokratike do ta ndjekë këtë çështje deri në fund.

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma u njoh me shqetësimet e banorëve të Shkozës, banesat e të cilëve preken nga plani për zgjerimin e rrugës, projekt i Ministrisë së Transporteve.

Duma i vizitoi banorët mbrëmjen e së enjtes, ndërsa i siguroi se Partia Demokratike do të ndjekë çështjen e tyre deri në fund.

Deputetja bëri thirrje që ata të verifikojnë përmes dokumenteve se janë pronarë të banesave.

Duma: Unë dhe PD pa asnjë diskutim përveç se do të shkojmë tek Ministri i Transportit, përveç Avokatit të Popullit, përveçse e kemi ndjekur lidjërisht çështjen faktikisht por duhet të ishit bërë bashkë edhe ju që të gjithë. Po dolët pa letra, pa asnjë letër, atëherë rrezikoni gjithë investimin, as kompensim, as asgjë.

Nga projekti i Autoritetit Rrugor Shqiptar për zgjerimin e rrugës së Shkozës preken rreth 150 familje.

Banorët e kësaj zone prej paradites së të enjtes protestuan duke bllokuar rrugën e duke krijuar trafik, ndërsa pati edhe konfrontime me punonjësit e policisë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter