Mbytja e të miturës - Pushuesja rrëfen tmerrin në Portonovë: U hutuam, s’dinim si t’i ndihmonim
16/08/2017 - 20:06

Një prej pushueseve në plazhin e Portonovës ku u mbyt në det një vajzë 10 vjeçare ka treguar  momentet e ankthit që kanë përjetuar.

Gruaja tregon se të gjithë ishin në panik dhe nuk dinin si tu vinin në ndihmë dy fëmijëve dhe xhaxhait të tyre pas thirrjes për ndihmë që po mbyteshin.

Ajo thotë se fillimisht në det drejt tyre vrapoi e ëma e vajzave dhe pastaj hyri dhe ajo dhe dy burra.

Sipas saj vajza ishte e pajetë dhe e mbante për flokësh xhaxhai i saj.

Pushuesja: Nuk i pashë kur u futën në det vetëm i dëgjova kur thërrisnin për ndihmë. Të gjithë ishin të hutuar këtu, nuk dinim çfarë të bënim, si ti ndihmonim. Fillimisht hynë afër por nuk di si përfunduan atje, si duket i ka marrë rryma. Edhe ne që donim ti ndihmonim  kishim frikë, por një grua hyri për ti ndihmuar, unë, dy burra të tjerë. Vajza nuk ishte e gjallë, e mbante për flokësh ai burri, xhaxhai. Vajzën tjetër nuk e pashë. Në det ishin dy fëmijët dhe ai burri.

Pasditen e sotme, 10 vjeçarja  A.H u mbyt në det ndërsa lahej, ndërsa shpëtuan mrekullisht motra e saj, nëna dhe xhaxhai.

Pamje nga ngjarja në Portonova, Zvërnec

Viktima në Zvërnec

Viktima në Portonova, Zvërnec

Pamje kur ambulanca merr viktimen

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter