Qarkullonte me pistoletë në Durrës, arrestohet vlonjati
18/06/2017 - 11:51

Një 34 vjeçari banues në Vlorë, është arrestuar nga policia e Durrësit, për shkak se qarkullonte me armë.

Në pranga përfundoi Shpirag Siqeca.

“Në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga uniformat blu iu gjet  dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 77B dhe  një kreher me 9 fishek të kalibrit 9 mm”, sqaron policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Arma e sekuestruar

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
“Tahiri”, Prokuroria nuk çon prova në Kuvend për heqjen e imunitetit

Close